Home Aktualitet Rama sot në Itali, takim me Giuseppe Conte-n, konferencë të përbashkët në orën 14:30

Rama sot në Itali, takim me Giuseppe Conte-n, konferencë të përbashkët në orën 14:30

nga Albina Hoxhaj

Tiranë- Ditën  e sotme kryeministri Edi Rama është në Itali, ku  do të zhvillojë një vizitë zyrtare dhe do të takohet me homologun e tij italian Giuseppe Conte-n.

Mësohet se takimi mes tyre do të zhvillohet në orën 13:00. Ndërkohë ata do të kenë një konferencë të përbashkët në orën 14:30.

Vizita e fundit që Rama ka bërë në Itali, është plot dy vite më parë, kohë kur vendi fqinjë drejtohej nga kryeministri Paolo Gentiloni. Vetëm disa javë më parë Conte ishte në Shqipëri, ku edhe shprehur gjithë mbështetjen e tij në procesin e negociatave duke garantuar për vazhdimësinë e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.

Ndërsa dy ditë më parë, numri një i maxhorancës shqiptare ishte në Greqi, ku gjithashtu takoi homologun e tij Mitsotakis, me të cilin diskutoi lidhur mbi disa prej temave të nxehta që prej kohësh kanë shkaktuar konflikte mes dy vendeve.

Lajme te ngjashme