Home Aktualitet Debate në mbledhjen e PS në Shkodër, shkak Voltana Ademi

Debate në mbledhjen e PS në Shkodër, shkak Voltana Ademi

nga Albina Hoxhaj

Është shoqëruar me debate të forta mbledhja me dyer të mbyllura e PS në Shkodër. Në dalje të mbledhjes deputeti Arben Pëllumbi, njëherash kordinator i qarkut Shkodër foli mbi ngërçin e krijuar në Bashkinë e qytetit, ku edhe pas zgjedhjeve vijon të drejtohet nga Voltana Ademi. Ai tha që vetëm presidenti i Republikës ka tagrin ta zgjidhë, duke konsistuar një datë të re për zgjedhje të pjesshme, vetëm në këtë bashki.

Pëllumbi ka komentuar dhe deklaratat e kreut të opozitës Lulzim Basha për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se kjo tregon një tërheqje të PD-së nga ultimatumet.

Debatet brenda mbledhjes Pëllumbi i konsideroi më shumë qefmbetje personale të anëtarëve të Partisë Socialiste sesa probleme thelbësore, ndërsa tha që procesi i emërimit të drejtorëve po merr kohë pasi po tentohet të bëhet më e mira.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!