Home Aktualitet Ndërhyrje në zgjedhje? Rusia reagon kundër Shqipërisë: Gjeni një provë

Ndërhyrje në zgjedhje? Rusia reagon kundër Shqipërisë: Gjeni një provë

nga Albina Hoxhaj

Ambasada e Rusisë në Tiranë, ka reaguar në lidhje me konferencën «US Policy in the Western Balkans», por dhe për rezolutën e propozuar në Kuvend nga Taulant Ballla për ndërhyrjet e të huajve në zgjedhje.

Në një reagim në Facebook, ambasada shkuan se pret që qeveria shqiptare të gjej një prove që Ruisa ka ndërhyrë në zgjedhje. “Është fatkeqësi që autoritet shqiptare trillojnë histori mitike për të justifikuar “përleshjet” ekzistuese në politikën e brendshme, nga të cilat ne qëndrojmë larg”, shkruhet më tej në reagim.

Po ashtu ka komentuar dhe deklaratat e deputetit Ervin Bushati, i cili mbrëmë në një emision televiziv ka thënë se Rusia ka shpikur një virus që mund të “infektojë” të gjithë kompjuterët.

REAGIM I PLOTË

Jemi njohur me fjalimet e mbajtura nga folësit e konferencës «US Policy in the Western Balkans», si edhe me planet e parlamentarëve shqiptarë për miratimin e rezolutës për “ndërhyrje të huaj”. Sa herë që jemi akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të Tiranës, ne kemi pritur me padurim të paktën edhe një provë për këtë. Por, miqtë tanë shqiptarë nuk kanë mundur të paraqesin as edhe një provë. Është fatkeqësi që autoritet shqiptare trillojnë histori mitike për të justifikuar “përleshjet” ekzistuese në politikën e brendshme, nga të cilat ne qëndrojmë larg. Është për të ardhur keq që e gjitha kjo po ndodh dukshëm nën një marrëveshje të heshtur të Ambasadës së SHBA-ve (ah po, kjo nuk quhet ndërhyrje në punët e brendshme). Akoma më keq, pasi kemi dëgjuar argumentet e autorit të rezolutës, z. Ervin Bushati për një farë virusi, me anë të të cilit rusët mund të “infektojnë” gjithë kompjuterët në rajonin e Ballkanit, u bindëm për analfabetizmin kopjuterik të krijuesve të kësaj “vepre”. Me këmbëngulje u rekomadojmë të lexojnë librin “Siguria Ndërkombëtare e Informacionit” të sapobotuar në Rusi të një prej specialistëve më të mëdhenj të MPJ-së ruse në këtë fushë.

Ditët e fundit eksponentë të ndryshëm të qeverisë kanë reaguar kundër ndërhyrje Ruse në vend. Ka qenë dhe vet Edi Rama ai që në konferëncë “Polika e SHBA në Ballkan”, tha se  Shqipëria ka vetëm një rrugë dhe ajo është SHBA dhe BE. Ndërkohë në Kuvend, Taulant Balla dorëzoi një rezolutë kundër ndërhyrjeve të të hayjve në zgjedhje dhe akuzon se PD është e lidhur me rusët.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!