Home Sport Ndeshja më e çmendur e vitit, Liverpuli mund Arsenalin pas 10 golash vetëm me penallti

Ndeshja më e çmendur e vitit, Liverpuli mund Arsenalin pas 10 golash vetëm me penallti

nga Editor

Kupa e Ligës dihet që është një aktivitet ku shpesh skuadrat angleze hedhin në fushë zgjedhjet e dyta me lojtarë stoli apo të akademisë që mbushin radhët e tyre. Ndaj ato shpesh prodhojnë rezultate surprizë. Por fitorja e sotme e Liverpulit ndaj Arsenalit i ka gjetur të gjithë të papërgatitur për mënyrën se si erdhi rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Liverpuli i cili kishte në radhët e tij emra si Milner, Oksleid-Çambërlein, Lallana, Keita e Origi, kaloi në avantazh falë autogolit të Mustafit që në minutën e 6. Por Arsenali bazoi shifrat me Torreira, ndërsa më pas Martineli çoi rezultatin në 3-1, para se Milner të shkurtonte diferencën me 3-2 me penallti para fundit të pjesës së parë.

Meitland-Najls çoi rezultatin në 4-2 në fillimin e pjesës së dytë, gol i cili u pasua shumë shpejt nga ata të Oksleid-Çambërlein dhe Origi për vendasit që barazuan shifrat. Rezultatin më pas e ndryshoi një kryevepër e Uillok, i cili në minutën e 70 lëshoi një gjuajtje të pakapshme nga distanca për portierin e tretë të Liverpulit, Kaleher. Dukej se Arsenali kishte siguruar kalimin e turit dhe një fitore të rëndësishme për moralin, ppr Liverpuli vendas barazoi përsëri shifrat në 5-5 me Origi në minutën e 94-t, duke bërë që dueli të shkonte te penaltitë.

Aty, vetëm Cebajos gaboi në radhët e “topçinjve” nga pika e bardhë, ndërsa të 9 gjuajtjet e tjera përfunduan në rrjetë, duke dekretuar kalimin e turit nga Liverpuli.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!