Home Aktualitet Ambasada ruse: Kriza politike nuk justifikohet me histeri antiruse

Ambasada ruse: Kriza politike nuk justifikohet me histeri antiruse

nga Editor

Ambasada Ruse në Tiranë në një koment në lidhje me konferencën «US Policy in the Ëestern Balkans»  i ka cilësuar histeri antiruse fjalimet e mbajtura nga folësit e konferencës.

Në një reagim në faqen zyrtare të Ambasadës në facebook, thuhet se është fatkeqësi që autoritetet shqiptare trillojnë histori mitike për të justifikuar “përleshjet” ekzistuese në politikën e brendshme, nga të cilat ne qëndrojmë larg.

Është për të ardhur keq, vijon Ambasada ruse,  që e gjitha kjo po ndodh dukshëm nën një marrëveshje të heshtur të Ambasadës së SHBA-ve (ah po, kjo nuk quhet ndërhyrje në punët e brendshme).

Ambasada ruse thotë se “sa herë që jemi akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të Tiranës, ne kemi pritur me padurim të paktën edhe një provë për këtë. Por, miqtë tanë shqiptarë nuk kanë mundur të paraqesin as edhe një provë”.

Reagimi i plotë i Ambasadës

Jemi njohur me fjalimet e mbajtura nga folësit e konferencës «US Policy in the Ëestern Balkans», si edhe me planet e parlamentarëve shqiptarë për miratimin e rezolutës për “ndërhyrje të huaj”. Sa herë që jemi akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të Tiranës, ne kemi pritur me padurim të paktën edhe një provë për këtë. Por, miqtë tanë shqiptarë nuk kanë mundur të paraqesin as edhe një provë. Është fatkeqësi që autoritet shqiptare trillojnë histori mitike për të justifikuar “përleshjet” ekzistuese në politikën e brendshme, nga të cilat ne qëndrojmë larg. Është për të ardhur keq që e gjitha kjo po ndodh dukshëm nën një marrëveshje të heshtur të Ambasadës së SHBA-ve (ah po, kjo nuk quhet ndërhyrje në punët e brendshme). Akoma më keq, pasi kemi dëgjuar argumentet e autorit të rezolutës, z. Ervin Bushati për një farë virusi, me anë të të cilit rusët mund të “infektojnë” gjithë kompjuterët në rajonin e Ballkanit, u bindëm për analfabetizmin kopjuterik të krijuesve të kësaj “vepre”. Me këmbëngulje u rekomadojmë të lexojnë librin “Siguria Ndërkombëtare e Informacionit” të sapobotuar në Rusi të një prej specialistëve më të mëdhenj të MPJ-së ruse në këtë fushë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!