Home Aktualitet Aktori ‘zbulon’ planin e qeverisë: Ministri që lëpin çizmet po bën gati planin të sulmojë natën Teatrin…

Aktori ‘zbulon’ planin e qeverisë: Ministri që lëpin çizmet po bën gati planin të sulmojë natën Teatrin…

nga Editor

Gjatë fjalës së tij në protestën e mbrëmjes në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, aktori dhe aktivisti i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Neritan Liçaj ka zbuluar planin e qeverisë për rrethimin dhe shembjen e godinës.

Sipas tij, duke qenë një sekt që pëlqen simbolikat, ata kanë zgjedhur 17 Nëntorin si datë për sulmin e rradhës ndaj Teatrit.

“Kanë zgjedhur 17 Nëntorin. Ditën kur komunistët çliruan Tiranën. Po këta pinjollë komunistësh do të rrëzojnë Teatrin. I pëlqejnë simbolet dhe 17 Nëntori është një simbol. Janë në fund dhe kryeministri me çitjane, jeniçeri i fundit me çitjanere, vijon me “kap çfarë të kapësh”. Por është edhe “fiqshitësi” nga Tërpani.

Dhe ministri që lëpin çizmet po bën gati planin të sulmojë natën. Njolla e turpit do ti mbetet atij, si në korrik. Ky kujton se di të ndërtojë strategji ushtarake. Unë jam djalë gjenerali dhe jam rritur mes ushtarakëve të vërtetë. Ti nuk je gjeneral. Mësoje, kodi i vërtetë i ushtarakëve është ai i kalorësve: thuaj të vërtetën. Ti je një lëpirës. Ti, çitjana dhe fiqshitësi e keni fundin afër”, tha ndër të tjera Liçaj në fjalën e tij.

Lajme te ngjashme