Home Kronike Makina luksoze merr në qafë 20-vjeçarin shqiptar në Holandë

Makina luksoze merr në qafë 20-vjeçarin shqiptar në Holandë

nga Editor

Një 20-vjeçar shqiptar ka surprizuar efektivët e policisë në Holandë pas kontrollit të ushtruar në makinën e tij.

I riu kishte tërhequr vëmendjen e policëve gjatë lëvizjeve të tij me makinë luksoze tip “Audi” të viteve të fundit.

Kaq kishte mjaftuar që ndaj tij të fillojë hetimi për pastrim parash ndërsa të martën pasdite gjatë kontrollit të riut shqiptar i janë gjetur 160 mijë euro me vete.

Në një postim në faqen zyrtare të policisë holandeze thuhet se kartëmonedhat ishin fshehur brenda makinës.

Ndalimi i të riut është bërë në anën juglindore të Roderdamit pasi sjellja e 20 vjeçarit që dëshmonte jetë luksi kishte tërhequr vëmendjen e agjentëve të cilët vendosën të ndiqnin makinën.

Shoferi i “Audit” ndaloi  në një lagje të Roderdamit dhe hyri në një banesë. Pak minuta më pas ai doli dhe filloi të lëvizte me makinën e tij e cila u ndoq nga policia dhe u ndalua për kontroll.

Gjatë verifikimit policët konfirmuan dyshimet e tyre se diçka nuk shkonte me 20-vjeçarin shqiptar, të cilit ju gjet një çantë me 160 mijë euro.

Policët kanë bërë arrestimin e drejtuesit të mjetit me dyshimet se shuma vjen nga ndonjë aktivitet kriminal, ndërsa 160 mijë eurot dhe makina janë sekuestruar.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!