Home Aktualitet “Rama mbushi PS-në me kriminelë”, “trondit” ish-ministrja Jashtme: Pse nuk e zhbllokuan situatën duke dhënë dorëhqjen kryeministri

“Rama mbushi PS-në me kriminelë”, “trondit” ish-ministrja Jashtme: Pse nuk e zhbllokuan situatën duke dhënë dorëhqjen kryeministri

nga Editor

Ish ministrja e Jashtme Arta Dade nuk i ka ndalur sulmet ndaj kryeministrit Rama. E ftuar në emisionin “Top Talk” Dade u shpreh se me ardhjen në krye të PS-së, Rama e mbushi partinë me njerëz me rekorde kriminale.

“Nga viti 2008 kur Edi Rama nuk kishte ardhur akoma në pushtet, respektoheshin nenet e statutit. Tani shkelen të gjitha nenet e statutit. Kemi një shkelje flagrante të demokracisë. Na dalin njerëz me rekorde kriminale. Ata u bashkangjitën në kohën që Rama erdhi në krye të PS-së. Më parë nuk ka patur në PS njerëz që kanë lidhje me kriminalitetin.

Flamurin e luftës për dekriminalizimin e mori një parti që rezultoi e kriminalizuar” u shpreh Dade.

Duke folur më tej, Dade u pyet se duke qenë një socialiste e vjetër, si ka mundësi që kritikon kryeministrin Rama?

Ajo u shpreh se nuk ka asnjë qefmbetje personale dhe se të njejtin qendrim ka patur edhe kur ishte pjesë e grupit parlamentar.

“Nuk kam asnjë qefmbetje personale. Kam mbajtur të njetjat qëndrime edhe kur kam qenë pjesë e grupit parlamentar.

Unë nuk kam qene vetme në këtë qëndrim. Madje kam qene zëri i vetëm brenda grupit parlamentar, dhe prandaj dhe u largova sepse isha një zë kundra.

Jam kritike si funksionon politika, si bëhet poltika e jashtme, dhe pse nuk zgjidhet konflikti. Pse nuk e zhbllokuan situatën duke dhënë dorëhqjen kryeministri”, ka shtuar Dade më tej.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!