Home Aktualitet Përsëri ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë, zonat që preken

Përsëri ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë, zonat që preken

nga Editor

Tirana do të ketë përsëri shkëputje të energjisë elektrike. OSHEE njofton se stakimi i energjisë elektrik do të bëhet më datat 31 tetor-1 nëntor.

Sipas OSHEE ndërprerja e energjisë do të bëhet për shkak të punimeve që po kryen në disa kabina në kryeqytet.

Zonat që do të preken janë; “Konferenca e Pezës”,  “Haki Stërmilli”, “Tanush Frashëri”, “Shaban Bardhoshi”,  zona e Kombinatit, ndërsa probleme pjesërisht me energjinë do të ketë në rrugët “Belul Hatibi”, “Imer Ndregjoni”,  “Todi Shkurti”, “Mahmut Xhelili”, “Androkli Kostallari”.

Njoftimi i OSHEE të Tiranës:

Njoftim për abonentët Tiranë

Stakime, 31 Tetor-1 Nëntor

Në vijim të punimeve të planifikuara për rikonstruksionin e kabinave, në datat 31 tetor-1 Nëntor do të kryhen stakime në këto zona në Tiranë

31 Tetor

09:00 – 15:00

Pjesërisht rrugët: “Konferenca e Pezës”,  “Haki Stërmilli”, “Tanush Frashëri”, “Shaban Bardhoshi”,  zona e Kombinatit

1 Nëntor

09.00-15.00

Pjesërisht rrugët: “Belul Hatibi”, “Imer Ndregjoni”,  “Todi Shkurti”, “Mahmut Xhelili”, “Androkli Kostallari”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!