Home Aktualitet Paloka: Elisa e interesuar më shumë se edhe vetë Rama për shtyrjen e ditëve në pushtet

Paloka: Elisa e interesuar më shumë se edhe vetë Rama për shtyrjen e ditëve në pushtet

nga Editor

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka ironizuar në një shënim në fcb Ministren për Kuvendin, Elisa Spiropali e cila sot iu drejtua opozitës me fjalët se duhet ti harrojnë zgjedhjet e parakohshme.

Paloka shkruan se Elisa e ka më të domosdoshme se edhe vetë Rama të shtyj sa të mundet ditët në pushtet, për shkak të aferës 5 milion euro në dogana.

 

“Sot paska dal Elisa të na tregojë se zgjedhjet do mbahen në 2021.

Në fakt Elisa e ka më të domosdoshme edhe se vetë Rama të shtyj sa të mundet ditët në pushtet për një arsye të fortë!

Sipas disa informacioneve më se të sigurta, diçka që ka ndodhur në janar të këtij viti i ka “çuar dëm” një pjesë të madhe të “rezultateve të punës” së Elisës në dogana kështu që zonjës “5 milion” i duhet dhe ca kohe në pushtet për të rikuperuar çfarë të mundet…

A di gjë policia se çfarë ka ndodhur në janar të 2019 ?

Po Elisa vete ka gjë për të denoncuar?

A quhet vjedhje kur vjedh hajdutin ???

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!