Home Politike Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nisin të ndërtojnë qeverinë e re

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nisin të ndërtojnë qeverinë e re

nga Editor

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar sot me Vjosa Osmanin, kandidaten e LDK-së për kryeministre.

Ky takim i tyre po vjen në kohën kur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është emëruar si pjesë e grupit punues, derisa ka paralajmëruar pozitën e presidentit si pjesë të marrëveshjes.

Takimin me Osmanin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, lideri i VV-së, Albin Kurti.

Kurti ka shkruar se me Osmanin kanë biseduar për përgatitjet për qeverinë e re dhe sfidat që po i presin.

‘Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë.

Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit’, ka shkruar Kurti.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!