Home Aktualitet Rama tallet më të gjithë: Jam kampion, e ngas makinën edhe pa prekur timon

Rama tallet më të gjithë: Jam kampion, e ngas makinën edhe pa prekur timon

nga Editor

Ndërkohë që përveçse skandaleve të shumta korruptive dhe bllokimit të perspektivës europiane, vendi po përjeton edhe një kolaps të vërtetë ekonomik,  Edi Rama, jo vetëm që nuk jep ndonjë shenjë reflektimi siç ja kërkoi sot paradite Lulzim Basha, por edhe po tallet hapur te gjithe.

Janë të shumtë zërat të cilët e kanë akuzuar së fundmi edhe publikisht, se qeveria që drejton dhe ai vetë, të paktën gjatë 2 vitet e fundit nuk merren fare me punët e shtetit.

Por pavarësisht nga kjo, Edi Rama, sot ka dhënë mesazhin e qartë se ai do të vazhdojë në rrugën që ka nisur që 6 vite më parë dhe se do të jetë ende shoferi i shtetit të cilin e ka vënë në shërbim të oligarkisë korruptive dhe krimit të organizuar, edhe pse `nuk ka patentë` dhe nuk `prek timon me dorë.

ME TIMON PA TIMON SHOFERI JON OSHT KAMPION’ thotë ajo kënga e vjetër, ndërsa këtu jam unë që i jap makinës pa prek timon me dorë…

Sot nisi në Shqipëri revolucioni industrial mbi teknologjinë 5G, me një investim fillestar prej 150 milionë Eurosh nga kompania Vodafone.

Ky revolucion do të transformojë rrënjësisht çdo sektor, nga ekonomia tek financat dhe energjia, nga bujqësia tek shëndetësia dhe arsimi, duke bërë të mundur të paimagjinueshmen jo në shekujt, po në vitet që vijnë’, ka shkruar sot në faqen e tij në FB, kryeministri Edi Rama.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!