Home Aktualitet Mehmetaj: Nga protesta e fermerëve që po mbahet sot në Lushnje!

Mehmetaj: Nga protesta e fermerëve që po mbahet sot në Lushnje!

nga Editor

Nga Kejdi Mehmetaj.

Produktet e fermerëve shqiptarë po kalben kanaleve si rrjedhojë e politikave të qeverisë që kanë shkatërruar tregun duke favorizuar eksportet. Palca e shoqërisë shqiptare po falimenton, djemtë e vajzat e zonave rurale po emigrojnë masivisht, toka po mbetet djerrë.
Kërkesat e fermerëve janë bazike, ata kërkojnë subvencionim të drejtëpërdrejtë, barazim të TVSH për produktet bujqësore si në shtije ashtu edhe në blerje, analiza të specializuara të tokës, plehrave dhe farave, kompensim financiar për produktet e humbura nga shkaqet natyrore apo çrregullimet e papritura të tregut.

Sot Shqipëria që do të duhej të eksportonte prodhimet e bujqësisë, importon edhe domaten apo qumshtin.

Fermerët po kërkojnë të mbijetojnë, të ushqejnë familjet e tyre, qeveria që kanë përballë hesht edhe i injoron. Hesht sepse me dashje po e shkatërrojnë prodhimin vendas. Hesht sepse me dashje duan ti lën tokat djerrë e fermerët të varfër. Hesht sepse i intereson largimi
I shqiptarëve. Hesht sepse kënaqet kur në raftet e supermaketeve ne gjejmë edhe blejmë vetëm produktet e huaja.

MeFermerët

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!