Home Aktualitet Basha zbardh takimin me raportuesit e KiE: Zgjedhje të parakohshme, opozita plan me 5 pika

Basha zbardh takimin me raportuesit e KiE: Zgjedhje të parakohshme, opozita plan me 5 pika

nga Albina Hoxhaj

Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka zbardhur detaje nga takimi me raportuesit e KiE.

LIVE – Komunikim me gazetarët

Posted by Partia Demokratike e Shqipërisë on Wednesday, October 30, 2019

Në një prononcim për mediat, Basha është shprehur se zgjidhja e krizës politike bëhet vetëm me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas liderit të PD-së, opozita ka një plan me 5 pika për Reformën Zgjedhore, e cila do të sigurojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

– Kur mendoni se do të mbahen zgjedhjet?

Zgjidhja e krizës politike, do të mundësohet vetëm prej zgjedheve të parakohshme parlamentare. Është çështje vullneti e të gjitha palëve. Opozita ka një plan me 5 pika për Reformën Zgjedhore. E kam thënë dhe dua ta përsëris që ka pasur dy qëndrime. Kështu nuk mund të vazhdohet më, duhet një zgjidhje. Por ka edhe nga ata që nuk duan ndryshim. Ata nga kjo gjendje përfitojnë nga korrupsini për shkak të gjendjes. Dështimin me negociatat, shëndetësinë etj e paguajnë shqiptarët. Është koha që edhe pala tjetër është në një kurs përplasjese me palën tjetër.

Kush dalë emri i kryebashkiakut të radhës?

Kur ta denoncoj do ta keni edhe ju emrin. Pse Kajmaku dhe Babani mbahen në detyrë? Në Shqipëri nuk ka shtet ligjor.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!