Home Aktualitet Djegia e Kajmakut në Vorë i hap rrugën Ballukut/ Ministrja hedh propozimin për të ‘shkrirë’ bashkinë

Djegia e Kajmakut në Vorë i hap rrugën Ballukut/ Ministrja hedh propozimin për të ‘shkrirë’ bashkinë

nga Albina Hoxhaj

Duket si një pjellë e fantazisë gazetareske ajo që po ndodh në Bashkinë e Vorës, por në fakt nuk është e tillë. Një propozim që Dosja.al mundi ta mësojë sot është se Vora duhet të ndahet territorialisht për të shmangur Kajmakun.

Socialistët janë të vendosur të lajnë duart me kryebashkiakun e arrestuar në Greqi për para false, dhe roli i “uzurpatores” në këtë rast i është besuar Belinda Ballukut.

Balluku është vetëofruar për Kajmakun, ku të vjetra janë tanimë përplasjet dhe ndërhyrja e ministres në fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit. Dosja.al raportoi edhe më herët se e deleguara e Ramës në Vorë, Balluku e kishte gati edhe zëvendësuesen për Kajmakun, dhe ajo ishte nënkryetarja e bashkisë.

Por bllokada që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i vuri Kajmakut për të mos i djegur ende atij mandatin nxorri në pah të strukturave përplasjen Balluku- Kajmaku. Kryebashkiaku i Vorës jo vetëm që nuk iu bind Ballukut dhe PS për t’u vetëlarguar, por ka vendosur edhe masë disiplinore ndaj nënkryetares.

Në këto kushte, Belinda Balluku shtroi në tryezë një tjetër opsion. Të paprecedentë, por që e nxjerr Kajmakun jashtë loje por ndryshon edhe bilancin e votave në Vorë. Ndarja e Vorës mes Kamzës dhe Tiranës ndryshon balancat në Kamzën blu të demokratëve, gjë që i vjen për shtat edhe kreut të qeverisë.

Nuk dihet ende qëndrimi i Ramës për këtë propozim rrufe, por burimet thonë se nisma është serioze dhe ka mbështetjen e Erion Veliajt dhe Rakip Sulit, dy përfituesit e drejtpërdrejtë nga ndarja e Vorës.

Sesi do të vijojë kjo përçarje, mbetet për t’u parë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!