Home Aktualitet ABU AL RAMA

ABU AL RAMA

nga Albina Hoxhaj

Nga Gentian Çala

Rama dhe dikush nga enturazhi i tij mikrofonfolës e propagandëhapës hodhën hipotezën e një refuzimi me ngjyrime fetare, duke potencuar se ka elememtë ekstremë në politikën europiane që nuk pranojnë vende me shumicë islamike në gjirin e tyre. Kjo alibi ishte bajate po aq sa gojët nga doli ajo.

Tashmë të gjithë i dinë arsyet e vërteta të refuzimit të hapjes së negociatave, kurse kjo hipotezë duket si argument jashtë axhende ose thjesht konspiracion nga ata që ne i kemi shumë për zemër. Sa herë që nuk arrijmë diçka, kulturalisht gjejmë një “zgjidhje” intuitive të tipit konspirativ: “unë nuk e mora provimin, sepse mësuesja më ka inat”, në vend të “nuk e mora provimin se nuk kisha mësuar aq sa duhej”.

E pra, europianëve nuk ju intereson shumë nëse ai quhet Edi Rama apo Abu al Rama, por rezultatet e qeverisë që ai udhëheq. Bashkëjetesa është një nga vlerat kryesore mbi të cilat është ndërtuar BE. Ky argument i përdorur në raport me Shqipërinë stonon edhe për një arsye tjetër, pasi ky vend njihet për bashkëjetesën e shkëlqyer ndërmjet besimeve të ndryshme. Sikur kjo të ishte e vërtetë, Maqedonisë së Veriut, me shumicë të krishterë, i duheshin çelur negociatat apo jo?!

Hedhja në media e një broçkulle të tillë duket edhe si vetëizoluese, vetëpërjashtuese, por edhe paaftësi për të pranuar dështimin. Kjo përbalt madje edhe përpjekjet e të gjithë atyre që e mbështetën vendin, sepse i nxjerr si antirrymë. Fundja përse BE do ti hynte një sipërmarrje të tillë të zgjerimit?! Njerëzit janë shumë të ndjeshëm ndaj çështjeve të besimit, prandaj duhet patur kujdes për argumentat e përdorur. Besimi fetar nuk hyn në këtë histori, përveç se nga ata që duan ta përdorin ose nga ata që janë skajshmërisht të indroktinuar në besimin e tyre.

Abu Al Rama, as nuk ndez dhe as nuk ngjit, pasi askush nuk e sheh atë me atë sy, posaçërisht nga BE. Thjesht ai ka qenë i paaftë në këto 6 vite të bindë partnerët se Shqipëria është e gatshme për hapjen e negociatave. Alibitë nuk do të na çojnë askund! As në BE, sigurisht! Ndaj mos folni gjepura!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!