Një tërmet me magnitudë 3.1 i Shkallës Rihter lëkundi mbrëmjen e sotme Korçën.
Lëkundjet nuk kanë qenë të forta, teksa nuk bëhet fjalë as për dëme materiale.
Korça u lëkund nga një tërmet më i fuqishëm pak muaj më parë.
Një tërmet edhe më i fuqishëm goditi më pas Tiranën dhe Durrësin.
Duket se vatrat e lëkundjeve nuk janë shuar, teksa tërmetet vijojnë ende të mbajnë popullatën në panik.