Home Aktualitet Demalia: Lamtumirë dhe njëherë moj reformë në drejtësi!

Demalia: Lamtumirë dhe njëherë moj reformë në drejtësi!

nga Editor

Hajdari duhet të ishte shkarkuar nga Vetingu. Por kur Vetingu përdoret si gjueti shtrigash dhe jo për drejtësi, ndodh që drejtësia te kthehet në krim ndaj drejtësisë së munguar.

Ja pra edhe njëherë pse Reforma ne Drejtësi është një fasadë qe ka kapur drejtësinë dhe opoziten parlamentare te kapur me mbulimin e korrupsionit në drejtësi.

Ne faksmilen e marrë nga gazeta Dita, gjyqtarja Fatmira Hajdari ka bërë falsifikim (krim) në kalimin e pronës në Favor te Linda Ramës gruas së kryeministrit duke i kaluar pronën ne favor pasi dëshmitarët nuk paraqiteshin në gjyq kur ata kishin vdekur prej 7 vjetësh.

Sipas Ditës, dokumenti është shpërndarë nga gazetari opozitar, B. Çollaku, sipas të cilit kjo sipërfaqe toke është përfituar nga familja e Linda Ramës, pas një vendimi me falsitete të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Ky vendim është dhënë në kohën kur Rama ishte futur në muajin e katërt, të mandatit të dytë të pushtetit.

Në seancën gjyqësore fundore, të marrjes së Vendimit nr 2726, datë 28.12.2017; palën kundërshtare, konkretisht Fadil Toptani e Xhemile Toptani; të paditur nga Sulejman Basha, babai i Linda Bashës dhe vjehrri i kryeministrit Edi Rama; trupa gjykuese e Apelit, i ka quajtur “Palë në mungesë, nuk kanë pranuar të paraqiten në seancë”, kur realisht, ata kanë qenë të vdekur 3 e 7 vite, para zhvillimit të kësaj seance.

Në denoncim faktohet, se babai i bashkëshortes së kryeministrit, kishte humbur gjyqin (tokën) në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Lajme te ngjashme