Home Aktualitet Martin Henze i shkruan se është kryetar i paligjshëm, Veliaj: Nxore opozitën nga Parlamenti!

Martin Henze i shkruan se është kryetar i paligjshëm, Veliaj: Nxore opozitën nga Parlamenti!

nga Editor

Konsulenti gjerman i afërt me Partine Demokratike në Shqipëri, Martin Henze, ka sulmuar së fundmi, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Henze e ka quajtur atë një kryetar të paligjshëm të Tiranës.

“Z. Veliaj! Kështu flet një kryetar i paligjshëm i qytetit të Tiranës, i cili, siç dëshmon gazeta Bild, i përket një “qeverie mafioze”, siç bëjnë shërbimet e inteligjencës dhe shtypi ndërkombëtar. Shoku im, edhe ti do ta ndjesh me dhimbje drurin e shtrembër të sundimit të ligjit.”,-shkruan Henze në një postim të Veliajt.

Ndërkohë Veliaj i është përgjigjur Henze-s, se këshillat e tij e nxorën në rrugë opozitën shqiptare.

“Martin, më lejoni t’ju falënderoj jeni kaq i mrekullueshëm! Këshillat tuaja ‘brilante’ i nxorën populistët tanë të krahut të djathtë jashtë parlamentit, jashtë qeverisjes lokale, jashtë jetës publike në tërësi! Atë që e majta përparimtare u përpoq ta bënte për një gjeneratë, e bëtë brenda pak ditësh! Ju jeni një “gjeni”!“,-shkroi Veliaj

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!