Home Politike Takimi me Drejtorin e lartë të NDI/ Kryemadhi: LSI e angazhuar për Reformë Zgjedhore për qytetarët

Takimi me Drejtorin e lartë të NDI/ Kryemadhi: LSI e angazhuar për Reformë Zgjedhore për qytetarët

nga Editor

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, zhvilloi një takim sit me Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI), ku pasi diskutuan për bashkëpunimin disavjeçar, diskutuan edhe për rëndësinë themelore që ka në demokraci vota e lirë dhe e barabartë.

Kryetarja Kryemadhi theksoi gjithashtu angazhimin e LSI për një reformë zgjedhore me integritet të plotë që do i shërbejë interesit të qytetarëve dhe për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

‘Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me z. Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore e Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI).

E falenderova për kontributin e dhënë gjatë bashkëpunimit shumë vjeçar të LSI me NDI. Për mbështetjen e pakursyer me ekspertizë amerikane dhe ndërkombëtare për rritjen e kapaciteteve të forumit rinor dhe atij të gruas, për realizimin e transparencës financiare të partisë, për rritjen e standardit të përfaqësimit dhe politikbërjes.

Diskutuam mbi rëndësinë themelore që ka në demokraci vota e lirë dhe e barabartë. Gjithashtu theksova angazhimin e LSI për një reformë zgjedhore me integritet të plotë që do i shërbejë interesit të qytetarëve dhe për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Vlerat e demokracisë euro-atlantike janë udhërrëfyesi më i mirë për forcimin e shtetit të së drejtës, tregut të lirë dhe garanci për ndërtimin e jetës në Shqipëri.’

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!