Home Aktualitet Për Presidentin njeri!

Për Presidentin njeri!

nga Editor

Nga Luçiano Boçi

Bujar Nishani renditet ndër ato emra për të cilët fjalët rrjedhin me një intonacion të epërm.Politikan brilant, Presindent virtuoz, Ministër profesionist, mik i çmuar, shok i rrallë, familjar i mrekullueshëm, qytetar model.Dhe mbi gjithçka, Njeri në kuptim më të plotë të fjalës.Tronditja për ikjen e tij të shtang!E shtangia bëhet gjëmë.E gjëma hidhërim.Hidhërim për ndarjen nga ne të njeriut-politikan, njeriut-president, njeriut-njeri i vërtetë.Lamtumirë miku im i mirë!Me butësinë e fjalës, buzëqeshjen e natyrshme dhe mençurinë e penës Ai la gjurmë të pashlyera kudo ku punoi dhe jetoi.Kurajo e tij përballë vështirësive ishte epike dhe shembull frymëzimi.Sfidat e pengesat që jeta dhe politika ia ofruan shpesh me të padrejtë, i përballoi me një fisnikëri hyjnore.E pabesueshme që Bujarin nuk do e kemi më midis nesh, në betejat që ai dinte bukur t’i bënte e t’i fitonte.Me ikjen e parakohshme familja humbi njeriun e saj të dashur e të përkushtuar.Partia Demokratike humbi një nga drejtuesit e saj më të mirë.Miqtë e shokët humbēn një mbështetës të rrallë.Vendi humbi një atdhetar të përkushtuar.Lamtumirë President!Nderimi për ty është i pamatë!Ndriçofsh në parajsë!

Lajme te ngjashme