Home Aktualitet Tregu sigurimeve zgjerohet me 4 %, rritet dhe pagesa dëmeve

Tregu sigurimeve zgjerohet me 4 %, rritet dhe pagesa dëmeve

nga Albina Hoxhaj

Autoriteti Mbikeqyrjes Financiare njoftoi sot se vijon rritja e primeve në tregun e sigurimit dhe pagesa e dëmeve, kryesisht nga sigurimi detyrueshëm motorrik. Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar- shtator kapën vlerën mbi 12 miliardë e 839 milionë lekë, ose 3.04 % më shumë se në periudhën janar- shtator 2018. Gjatë periudhës janar- shtator 2019, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 992,212 me një rritje 3.83% krahasuar me periudhën janar- shtator 2018. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.73 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.96% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.30%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 36.82% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 63.18% të totalit të tregut. Gjatë periudhës janar- shtator  2019, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4 miluardë e 277 milionë lekë, ose 5.80% më shumë se në periudhën janar- shtator  2018.

Rriten primet e sigurimit motorrik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar- shtator  2019 arritën rreth 8 miliardë e 111 milionë lekë, ose 4.53% më shumë se në periudhën janar- shtator  2018. Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar- shtator, pati një rritje prej 5.11% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.84% krahasuar me periudhën janar- shtator  2018. Produkti Karton Jeshil në periudhën janar- shtator  pati një rritje prej 6.35% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 26.22% krahasuar me periudhën janar- shtator 2018. Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar – qershor, pati një ulje 7.72% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar- shtator  2018. Numri i kontratave gjithashtu u ul me 4.97%.

Rriten edhe primet të sigurimit vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar- shtator  2019 arritën rreth 4 miliardë 728 milionë lekë, 0.59% më shumë se në periudhën janar- shtator  2018. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 1.80% krahasuar me periudhën janar – qershor 2018. Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar- shtator  2019, patën ulje me 0.99% kundrejt periudhës janar- shtator 2018. Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar- shtator  2019 siguruan mbi 1,822 milionë lekë të ardhura në total. Vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 73.72%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësi të përgjithshme civile me 15.66% të totalit. Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar- shtator  2019, vihet re një ulje prej 29.18% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 6.38% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar- shtator  2018.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar- shtator  2019, arritën në rreth 935 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 3.92% në krahasim me periudhën janar- shtator  2018. Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar – shtator 2019, arritën rreth 894 milionë lekë, ose 8.54% më shumë se në periudhën janar – shtator 2018.

Dëmet, kryesisht nga sigurimi motorrik

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar- shtator  2019 u rriten me 5.8 % krahasuar me periudhën janar- shtator  2018. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 2,614 milionë lekë, apo 61.10% të totalit të dëmeve të paguara bruto. /monitor/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!