Home Aktualitet Berisha: Narko-policia keqtrajton fotoreporterin, i fshiu fotot e dhunës ndaj tifozëve dhe qytetarëve

Berisha: Narko-policia keqtrajton fotoreporterin, i fshiu fotot e dhunës ndaj tifozëve dhe qytetarëve

nga Editor

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar dhunën policeske ndaj mediave gjatë mbrëmjes së djeshme në konfrontimin e policisë me tifozët italianë dhe holandez.

Sipas Berishës, narkopolicia Rama-Çuçi ka keqtrajtuar fotoreporterin në detyrë të agjencisë LSA, duke i marrë mjetin e punës, aparatin fotografik në të cilin kishte fiksuar skena të brutalitetit ndaj tifozëve dhe qytetarëve.

POSTIMI I PLOTE

Stop dhunës policeske brutale ndaj mediave!

Narko-policia Rama-Çuçi keqtrajton fotoreporterin në detyrë të agjencisë LSA.

Ajo i mori foto-reporterit përdhunisht mjetin e punës, aparatin fotografik në të cilin kishte fiksuar skena të brutalitetit të paparë të narko-policëve ndaj tifozëve dhe qytetarëve, dhe i fshiu të gjitha fotot e skenave të dhunës antiligjore dhe krimit shtetëror të falangave të narkos-ve me uniformë.

I shpreh solidaritetin tim të plotë reporterit të dhunuar në krye të detyrës të agjencisë LSA.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe keqtrajtimin e fotoreporterit në detyrë nga narko-policia dhe ju bëj thirrje të gjitha agjencive dhe organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare të mbrojtjes së mediave të denoncojnë Edi Ramën dhe narko-policinë si ndër dhunuesit më kryesorë të lirisë së mediave në Evropë.

Lajme te ngjashme