Home Aktualitet ‘Paaftësi dhe abuzim’/ Boçi: 70 ha me misër digjen sepse bashkia nuk i lëshon ujin fermerëve

‘Paaftësi dhe abuzim’/ Boçi: 70 ha me misër digjen sepse bashkia nuk i lëshon ujin fermerëve

nga Editor

Deputeti i PD-së dhe njëherazi nën kryetari i Grupit Parlamentar, Luçiano Boçi ka bërë një denoncim në lidhje me fermerët e Elbasanit, pasi bashkia nuk i lëshon ujin vaditës.

‘70 ha me misër në Shirgjan të Elbasanit, “digjen” sepse Bashkia Elbasan nuk i lëshon ujin vaditës fermerëve. Shkak paaftësia dhe abuzimi’, shkruan Boçi në Facebook.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit:

70 ha me misër në Shirgjan të Elbasanit, “digjen” sepse Bashkia Elbasan nuk i lëshon ujin vaditës fermerëve.

Shkak paaftësia dhe abuzimi.

Nisur nga kërkesat e tregut, fermerër e kësaj zone kanë kultivuar misër.

Por nuk e dinin që investimi i tyre do shkonte dëm.

Në momentin më delikat të vegjetacionit fermerët nuk mund të sigurinon vaditjen.

U braktisën dhe u përçmuan nga ata të cilëve u paguajnë çdo ditë taksat e detyrimet.

Minimalisht BASHKIA tani duhet t’i kompesojë!

Lajme te ngjashme