Home Aktualitet Meta: Opozita më e mirë ndaj të gjithëve janë shqiptarët e ndershëm

Meta: Opozita më e mirë ndaj të gjithëve janë shqiptarët e ndershëm

nga Editor

A beson Presidenti Ilir Meta se do të ketë vendi një opozitë më të fortë kundër qeverisë së Edi Ramës, tani që në krye të PD-së është rizgjedhur Sali Berisha dhe në korrik, edhe vetë Meta do të rikthehet në jetën aktive politike?

Kjo pyetje iu drejtua sot nga gazetarët, kreut të shtetit, i cili dha këtë përgjigje konçize: “Mendoj se opozita më e mirë ndaj të gjithëve janë shqiptarët e ndershëm. Ata thjesht kanë nevojë për t’u bashkuar dhe për të çuar përpara vendin”, theksoi Meta.

Po ashtu, Presidenti u pyet pas Forumit të Lirisë Ballkanike që u mbaj në Tiranë, nëse kishte ndonjë apel drejtuar forcave politike, parlamentit, para mbajtjes së raundit të tretë për zgjedhjen e kreu të ri të shtetit.

Meta tha: “Besoj se parlamenti i di detyrimet e tij dhe do ta përmbushë me përgjegjësi maksimale brenda kohës së duhur këtë detyrim kushtetues. Besoj se parlamenti do ta bëjë punën e tij dhe unë punën time me shumë përkushtim deri më 24 korrik.”

Lajme te ngjashme