Home Kronike Sekuestrohen 43.5 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate, 3 në pranga

Sekuestrohen 43.5 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate, 3 në pranga

nga Albina Hoxhaj

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Zhupani”.

Goditet një grup, i cili prodhonte dhe shpërndante lëndë narkotike.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, sekuestrohen 43.5 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate.

Pas një hetimi njëmujor me përdorimin e metodave speciale të hetimit, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe DVP Vlorë u finalizua operacioni antidrogë i koduar “Zhupani”.

Operacioni filloi që në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “1 Maj”, në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës.

Në përfundim të këtij operacioni, u bë arrestimi në flagracë i shtetasve:

A. M., 40 vjeç, banues në Fier.
M. K., 46 vjeç, banues në Fier
K. Sh., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në Qarkun e Fierit dhe Vlorës.

Gjatë operacionit u sekuestruan 43.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lajme te ngjashme