Home Aktualitet Kryemadhi: Operacioni ‘Plumbi i Artë’, dekonspirim nga policia të penduarit dhe emrat që ai ka përmendur pjesë e garnizonit të PS për zgjedhje

Kryemadhi: Operacioni ‘Plumbi i Artë’, dekonspirim nga policia të penduarit dhe emrat që ai ka përmendur pjesë e garnizonit të PS për zgjedhje

nga Editor

Dështimi i operacionit ‘Plumbi i Artë’ siç ndodhi dekonspirimi i të gjithë operacionit tregoi se rrjedhja e informacionit nga do të vijë, do të vijë nga policia nuk besoj që ka ndonjë prokuror që do të dëmtojë procesin e tij. Situata me presidentin është krijuar dhe për të larguar vëmendjen nga zhvillimet e fundit që po ndodhin me dëshmitë e dy të penduarve, që përfshijnë shumë grupe kriminale, pjesa më e madhe e të cilave kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në zgjedhjet e 25 prillit, ku kanë qenë garnizoni ushtarak i Partisë Socialiste në këto zgjedhje. Gjithashtu po kërkohet të largohet vëmendja dhe nga çështja e inceneratorëve, e cila është një arsye edhe më e rëndë që implikon kryeministrin, kryetarin e bashkisë, ministra.


Kryemadhi: Procesi për zgjedhjen e presidentit, tentativë për përçarje të opozitës

Që në fillim të lojës ishte si një përrallë. Për mua çështja e presidentit e ka humbur idenë e konsensualitetit që në fillim të lojës së mazhorancës për të treguar se duam t’iu përfshijmë, por që shërbeu për më shumë për të ndarë deputetët e PD dhe për të krijuar një lloj insinuate brenda opozitës. Çështja e presidentit ka ndikuar për të përçarë opozitën, por më shumë ka qenë për ta përdorur dhe për ta tallur në opinionin publik. PS i ka 71 vota, kjo është një zvarritje për të krijuar një insinuatë brenda PD.

Lajme te ngjashme