Home Politike Plani tinzar/ Lufta e ftohtë në PS, Veliaj e Suli bëjnë “kurban” Vorën

Plani tinzar/ Lufta e ftohtë në PS, Veliaj e Suli bëjnë “kurban” Vorën

nga Albina Hoxhaj

Lufta e brendshme në PS ka bërë që Veliaj dhe Suli të kërkojnë të shkrijnë bashkinë Vorë dhe ta ndajnë atë mes dy bashkive të tyre. Kjo ide po diskutohet në strukturat e PS pas skandalit të Kajmakut. Erjon Veliaj dhe Rakip Suli janë dy mbështetësit kryesorë të kësaj ideje.

Në kohën që kryebashkiaku i emëruar i Vorës, Agim Kajmaku luftonte me drejtësinë për të fshehur gjurmët, mazhoranca diskutonte të ardhmen e Bashkisë Vorë.

Menjëherë pas daljes së dokumentit që konfirmonte fajësinë e Kajmakut, u hodh një propozim i papritur. Bashkia e Vorës, sipas propozimit, nuk do të ekzistojë më. Do të ndahet mes Tiranës dhe Kamzës, duke e ulur në 60 numrin e Bashkive.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!