Home Kronike Devoll, i riu me makinë përplas për vdekje të moshuarën

Devoll, i riu me makinë përplas për vdekje të moshuarën

nga Albina Hoxhaj

Një aksident i rëndë është shënuar në Devoll, pasi një 36-vjeçar që drejtonte mjetin e tip Benz ka përplasur për vdekje një të moshuar.

Pas aksidentit fatal është arrestuar në flagrancë shoferi i aksidentit V.H 36 vjeç, kurse Gj.H 75 vjeçe u dërgua në spital, por se ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak datë 29.10.2019, informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V.H, 36 vjeç, banues në Sul, pasi në rrugën Bilisht-Miras, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen Gj.H, 75 vjeçe, banuese në Poloskë, e cila më pas ka gjetur vdekjen në Spital. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!