Home Aktualitet Zjarr masiv dhe fishekë që shpërthejnë në pyjet e Devollit

Zjarr masiv dhe fishekë që shpërthejnë në pyjet e Devollit

nga Albina Hoxhaj

Merr përmasa të mëdha dhe intensifikohet zjarri në pyjet e Nikolicës. Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës, ndërsa ato kanë depërtuar në brendësi të pyllit.

Forca të shumta zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë e kanë të vështire të mbajnë nën kontroll zjarrin i cili prej mesditës është bërë me intensiv.

Autoritetet lokale i janë drejtuar për ndihmë autoriteteve greke për të ndërhyrë nga ajri për shuarjen e flakëve, ndërsa deri tani nuk ka ardhur ende një përgjigje pozitive prej tyre.

Janë gjetur disa fishekë në pyll dhe një pjesë e tyre kanë shpërthyer duke vënë në rrezik edhe jetën e njerëzve përreth.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!