Home Aktualitet “Plumbi i artë” mbetet në burg polici Palushi, avokati kërkon të merret në mbrojtje familja: Ndihet e kërcënuar

“Plumbi i artë” mbetet në burg polici Palushi, avokati kërkon të merret në mbrojtje familja: Ndihet e kërcënuar

nga Editor

Efektivi i policisë Leonard Palushi, shefi i sektorit të vrasjeve në qarkun e Lezhës ka mohuar të ketë lidhje me akuzat për të cilat u arrestua në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”

“Kam bërë vetëm detyrën, ndoshta kam bërë më shumë se duhet” mësohet të ketë thënë ai para gjyqtarit në seancën e sotme për vlerësimin e masës së sigurisë.

Palushi akuzohet orientim të gabuar të hetimit duke shpërdoruar detyrën lidhur me vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Ndërkohë avokati ka kërkuar që të merret në mbrojtje familja e policit pasi ndihet e rrezikuar, informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

Avokatët theksuan se ai ka marrë pjesë në 20 operacione arrestimi. Sipas dosjes së SPAK Palushi kur ka shërbyer si specialist në sektorin e vrasjeve, në drejtorinë e policisë Elbasan, dyshohet se shiste informacione tek grupet kriminale dhe dekonspironte operacionet e policisë.

Lajme te ngjashme