Home Aktualitet “Qeveria po përgatitet të taksojë më shumë profesionistët”- Tabaku: Nuk po dëgjohet FMN, maxhoranca do të promovojë ekonominë e drogës

“Qeveria po përgatitet të taksojë më shumë profesionistët”- Tabaku: Nuk po dëgjohet FMN, maxhoranca do të promovojë ekonominë e drogës

nga Editor

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se situatë ekonomike në Shqipëri nuk është aspak e mirë dhe se qeveria paguan çdo muaj 90 mijë euro për aferën e inceneratorëve.

Tabaku ka ngritur alarmin dhe për vendimin e qeverisë për të taksuar profesionistët me taksën progresive. Ndërkohë që thekson se nuk po degjohen keshillat e FMN, por po promovohet ekonomi e droges.

“Janë 90 mijë euro në ditë që shkojnë në aferën e inceneratorëve ndërsa qeveria po përgatitet të taksojë profesionistët me taksën progresive.

FMN këshillon që qeveria të ndryshojë politikën fiskale ndërsa qeveria lobon dhe lufton për amnistinë fiskale që t’i falë grupeve kriminale paratë e pista të drogës.

FMN i kërkon qeverisë të jetë e përgjegjshme në shpenzime dhe të punojë për rregulla që ofrojnë një ekonomi në shërbim të qytetarëve kurse qeveria mendon si të promovojë ekonominë e drogës. Si? Duke sponsorizuar ligje në favor të grupeve kriminale.

Bizneset kërkojnë konkurrencë dhe ekonomi të lirë ndërsa qeveria shpenzon energjitë e saj dhe të kuvendit për projektligje me emra biznesesh specifikë në kurriz të konkurrencës dhe sipërmarrjes. Bota është në krizë, ekonomia është në zgrip dhe shqiptarët përballë një situate falimenti ndërsa qeveria vazhdon të mendojë për hallet e saj dhe oligarkisë”, thekson Tabaku.

Statusi i plotë i Jorida Tabakut

Familjet shqiptare janë përballë krizës më të rëndë financiare dhe me gjasë edhe ekonomike të këtyre 20 viteve. Xhepi dhe të ardhurat e shqiptarëve po përballen me një situatë stagflacioniste; Rënie ekonomike dhe rritje të çmimeve, ndërsa rrogat e tyre kanë mbetur në vend-numëro.

Çdo muaj shqiptarët paguajnë më shumë si pasojë e inflacionit dhe paguajnë edhe më shumë si pasojë e taksave. Me gjithë këto kriza që po godasin xhepin e qytetarëve, që po varfërojnë ato përditë e më shumë. Po dërgojnë në emigrim gjithnjë e më shumë shqiptarë halli i qeverisë është diku gjetkë. Maxhoranca dhe padyshim qeveria mendojnë çdo ditë se si taksat e shqiptarëve t’i çojnë tek PPP-të që janë sot sa 50% e PBB-së.

Janë 90 mijë euro në ditë që shkojnë në aferën e inceneratorëve ndërsa qeveria po përgatitet të taksojë profesionistët me taksën progresive. FMN këshillon që qeveria të ndryshojë politikën fiskale ndërsa qeveria lobon dhe lufton për amnistinë fiskale që t’i falë grupeve kriminale paratë e pista të drogës.

FMN i kërkon qeverisë të jetë e përgjegjshme në shpenzime dhe të punojë për rregulla që ofrojnë një ekonomi në shërbim të qytetarëve kurse qeveria mendon si të promovojë ekonominë e drogës. Si? Duke sponsorizuar ligje në favor të grupeve kriminale. Bizneset kërkojnë konkurrencë dhe ekonomi të lirë ndërsa qeveria shpenzon energjitë e saj dhe të kuvendit për projektligje me emra biznesesh specifikë në kurriz të konkurencës dhe sipërmarrjes. Bota është në krizë, ekonomia është në zgrip dhe shqiptarët përballë një situate falimenti ndërsa qeveria vazhdon të mendojë për hallet e saj dhe oligarkisë.

Lajme te ngjashme