Home Aktualitet Kinostudjo Rilindja, turli tellallësh!

Kinostudjo Rilindja, turli tellallësh!

nga Albina Hoxhaj

Nga Elda Ballabani

U mbars mali e polli një mi, thotë një fjalë e urtë popullore! Po pse ka vlerë tani kjo thënie? Në fakt së fundmi kemi disa lajme “bombastike”, tipike krijime të Kinostudjo Rilindjes! U mbushën portalet dhe ekranet me lajmin se na paska kërcënuar Rama-Gjuzin, më pas një debat ku i përvishet Ruçi-Gjuzit e pastaj Gjuzi-Ruçit, pastaj ja kthen Gjuzi-Ramës.
Por nuk mbaron me kaq, vazhdojnë episodet ku deputete Rudina, ankohet publikisht te Ruçi se e paskan kërcënuar dhe në mbrëmje qershinë mbi tortë e vendos Fevziu ku i dedikon një emision “bombastik” mbi kërcënimet ndaj deputetes dhe sigurisë së deputetëve të tjerë!

Bir selman i nënës, tollovi e çoroditje në një përshesh Rilindas!

Aq akute është heqja e lakut të përgjegjësisë publike të Ramës, sa këto daulle të çpuara nuk janë asgjë në krahasim me trumbetat që priten të çoroditin të madh e të vogël, me hallet e turlisë që gatuan paria e partisë në pushtet!

Del një mjek dhe me të drejtë vë kujën për konçesionin e sterilizimeve në mjekësi, vjedhje spektakolare me shifra të frikshme dhe me pasoja të rënda për pacientët shqiptarë, të cilëve me një urdhër kriminal ju reduktohet numri i operimeve çka në shumë raste mund të sjellë pasoja fatale për jetën e tyre, shurrdhë analistët. Po rrezikon të vritet një fëmijë 11 vjeç në kampet Siriane nga inegzistenca e shtetit, shurrdhë analistë e politikuajt Rilindësa që recitojnë me dhe pa program. Ju grabitet qytetarëve uji nga hidrocentrali që po ndërtohet në Mirditë (uji nevoja kryesore fiziologjike për të jetuar), vjedh Veliaj e ngre kulla por Tiranën e ka lënë pa ujë gjithashtu, prapë shurrdhë analistë-politikuaj-moderatorë-moralistë ekranesh etj.

I pa pëgjegjshmi në krye, flet e prezanton poshtë e përpjetë Shqipërinë 10 dimensionale (5D për vizë), ndërsa banorët e Myzeqesë protestojnë se po ju ngelet stok dhe po ju prishet prodhimi i pa shitur dhe për pasojë hidhet sa rrugëve në shënjë proteste e sa nëpër kanale!

Problemet nuk mbarojnë, por a kapërdihen problemet e Gjuzëve dhe tellallë politikuajve që janë në Parla(pa)ment? Na kërcënohet siguria e Gjuzëve, o burra proshektorët mediatikë, larg qoftë na kërcënojnë Rudinën, shpëthe Moxi ngrije shtetin policor, futju mik Kapterr Sandros ti mbrojmë elitarët e Parla(pa)ment-it!

Qyqja larg qoftë, se mos na kërcënon njeri Majlindën more aman, jo për gjë por ajo zëvëndëson edhe Bashën në Parla(pa)ment-in e drejtuar nga Rilindja!

Nejse nejse, të presim e të shohim thavmat e rradhës, mbi turlinë e gatuar me mjeshtëri nga tellallët e Kinostudio Rilindjes. Deri atëherë, amanet Parlamentin e Ramës!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!