Home Aktualitet Meta: Bordet e çmimeve – propagandë e qeverisë, asnjë mbrojtje për qytetarët

Meta: Bordet e çmimeve – propagandë e qeverisë, asnjë mbrojtje për qytetarët

nga Editor

Presidenti Ilir Meta e ka akuzuar sot qeverinë Rama se nuk i ka mbrojtur realisht qytetarët shqiptarë nga barra e rëndë e çmimeve dhe se bordet e ngritura prej saj, i kanë shërbyer vetëm propagandës.

Në një mesazh të bërë publik sot në Fb, kreu i shtetit është shprehur sërisht me rreptësi me këto fjalë:

“Në vazhdimësi kam shprehur shqetësimet në lidhje me goditjen e ekonomive familjare dhe thellimin e varfërisë në kushtet e rritjes galopante të çmimeve, – shkroi Meta. –  Monitorimi i çmimeve nga bordet i ka shërbyer vetëm propagandës së Qeverisë dhe nuk ka mbrojtur realisht qytetarët dhe në veçanti shtresat në nevojë, nga barra e rëndë e rritjes që kostos së jetës.

Në vlerësimin dhe sugjerimin tim ka qenë nevoja e politikave për mbrojtjen sociale nëpërmjet indeksimit të pagave, të pensioneve dhe të ndihmës ekonomike.

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar në deklaraten e fundit vëren se Shqipëria po përballet me dy goditje për ekonominë e saj, rritjen e çmimeve dhe rrezikun e financimit të huaj të borxhit publik.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka këshilluar Qeverinë për nevojën e mbështetjes të mirëorientuar për të varfërit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së ҫmimeve. Mbetet gjithashtu e domosdoshme ulja e borxhit publik dhe veҫanërisht nevojat për rifinancim të tij,” ka theksuar Meta në mesazhin e tij.

Lajme te ngjashme