Home Aktualitet Në kohë krize qeveria kujdeset për ndërtuesit, jo të varfërit! SubvencionIM me 30% për hekurin e betonin

Në kohë krize qeveria kujdeset për ndërtuesit, jo të varfërit! SubvencionIM me 30% për hekurin e betonin

nga Editor

Duket se qeveria ka vendosur që të kujdeset për ndërtuesit në vend në këtë kohë krize çmimesh të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Kështu, në një dalje për mediet, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka theksuar se ndërtuesit do të subvencionohen me 30% për çmimet e lëndëve të para.

Ibrahimaj: Akti normativ ka kaluar në mbledhjen e qeverisë, parashikon kompensim për rritjen e çmimeve deri në 30%. Parashikon që autoritetet kontraktuese të marrin në analizë, çmimet e çimentos, hekurit, bitumit, bakrin etj., që janë shtrenjtuar, do analizojmë çmimet dhe faturat duhet të njihet 30% rritja e çmimeve. Fondi i kompensimit do të përcaktohet në varësi të kërkesave.

Kujtojmë se qeveria ka vendosur që tu japë rreth 80 milionë euro ndërtuesve për shkak të rritjes së këtyre çmimeve, edhe pse kontratat janë miratuar më herët duke përllogaritur edhe inflacionin.

Lajme te ngjashme