Home Aktualitet Vasili: Te shkrihet menjehere Bordi i Trasparences si gjymtyre e hajduterise shteterore!

Vasili: Te shkrihet menjehere Bordi i Trasparences si gjymtyre e hajduterise shteterore!

nga Editor

Te shkrihet menjehere Bordi i Trasparences si gjymtyre e hajduterise shteterore!

Qeveria per problemin me kritik te rritjes së çmimeve, ka zgjedhur në mënyrë abuzive, formën më të shëmtuar të pazarit, mes qeverisë dhe monopoleve.

Duke ngritur nje Bord që në themelin e tij vendos marzhin e fitimit te bisneseve ai eshte qarte nje gjymtyre e oligarkeve kliente te qeverise per pazarin qeveri- oligarki.

Vendosin pra se sa do të fitojë privati, por jo kurrsesi se sa do të lehtësohet qytetari.

Taksat që merr qeveria mbeten të pandryshuara dhe qeveria fërkon barkun që po mbledh qindra milion euro më shumë ne kurriz te buxhetit familjar te qytetareve.

FMN shprehet shume qarte kunder tij dhe thote:

“Duke marrë parasysh sfidat e bordit të transparencës që monitoron çmimet e disa artikujve ushqimorë bazë, ne e shohim me vend zëvendësimin e tij me mbështetje të mirorientuar për të varfrit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së çmimeve. Për këtë arsye, përpjekjet për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale në vend duhet të vazhdojnë, duke përfshirë dhe zgjerimin e mbulimit të shtresës së varfër dhe në nevojë në sektorin informal”.

Shkrirja e menjehershme e Bordit eshte vetem hapi i pare per asgjesimin e ketij instrumenti mafioz hajduterie shteterore.

Lajme te ngjashme