Home Aktualitet Pack: Krichbaum të mos ndërhyjë, të respektojmë rezultatin e të dielës

Pack: Krichbaum të mos ndërhyjë, të respektojmë rezultatin e të dielës

nga Editor

Ish-eurodeputetja gjermane, Doris Pack, reagoi pasi deputeti kristiandemokrat gjerman, Gunther Krichbaum deklaroi se nuk do ketë bashkëpunim me PD-në, nëse i kthehet të djeshmes.

E pyetur nga SYRI TV, Pack tha se Krichbaum nuk duhet të ndërhyjë, pasi nuk i njeh problemet e PD-së.

Më tej, Pack tha se ambasadorja Yuri Kim është përgjegjëse për shumë probleme brenda PD.

“Siç dihet në Shqipëri, unë po ndjek nga afër situatën në PD.

Duke dëgjuar intervistën e zotit Krichbaum, më lindi përshtypja se ai nuk i njeh faktet e problemeve në partinë tonë simotër PD në Shqipëri”.

“Askush nga jashtë nuk duhet të ndërhyjë dhe mbi të gjitha të mos japë këshilla. Partia Popullore Europiane është treguar e mençur që nuk ka ndërhyrë.

I ftuari i huaj në Shqipëri- ambasadorja Kim- ka vepruar në mënyrë të papranueshme dhe është përgjegjëse për shumë probleme në PD.

Nëse të dielën të gjithë anëtarët e PD-së kanë të drejtë të votojnë për një kryetar të ri partia dhe do të shkojnë të votojnë: duhet të respektojmë personin e zgjedhur,” shprehet Pack.

Lajme te ngjashme