Mogherini mbledh udhëheqësit e Ballkanit

Read Time:54 Second

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pret sonte në darkë pune udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Bëhet fjalë për një traditë joformale që ka nisur qysh në vitin 2017.

Është njoftuar se në takim do të marrin pjesë kryeministei Edi Rama, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës: Zhelko Komshiq, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviq.

Është ky takimi i parë midis Mogherinit dhe udhëheqësve të Ballkanit që kur Këshilli Evropian dështoi t’i jepte dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të filluar bisedimet e pranimit.

Po ashtu presidentët e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen për herë të parë që nga viti i kaluar, kur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre janë ndërprerë, për shkak të taksës që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor, 2018.

Mogherini ka ndërmjetësuar për disa vite dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Mandati i saj përfundon më 1 dhjetor.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Sekuestrimi i 3mln eurove/ Ja kush është shkodrani, kreu i bandës
Next post DW: Përrallat Serbo-Ruse për bashkëpunimin ushtarak