Home Aktualitet Zbardhet dosja e SPAK/ Kush është shefi i policisë që ndihmonte bandat

Zbardhet dosja e SPAK/ Kush është shefi i policisë që ndihmonte bandat

nga Editor

Mes personave të arrestuar në operacionin e SPAK është edhe një zyrtar i lartë i policisë së shtetit. Leonard Palushi, shefi i krimeve në Komisiariatin e Lezhës është vënë në pranga se ndihmoi një grup kriminal. Madje ai ka prishur provat e krimit në ekzekutimin e Emiliano Ramazanit në 20 korrik 2020 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve” në Elbasan.

Palushi nuk është emër i panjohur më parë për mediat, pasi ai u largua nga detyra në vitin 2017 për përfshirje në çështje droge. Megjithatë u rikthye shumë shpejt në detyrë pasi Drejtori i Policisë së Qarkut të Elbasanit, Arjan Muça, në korrik të vitit 2020, i caktoi për të raportuar mbi vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve që u duken si korruptive.

Por shefi i policisë nisi të punonte për llogari të një grupi kriminal që operonte në këtë zonë. Është pikërisht ai që futi armën e tek servisi i Albert e Seit Manhasës, babë e bir që nuk kishin lidhje me ngjarjen duke i vënë pas hekurave të burgut. Më vonë ata u liruan për mungesë provash.

Po atë vit Palushi u transferua si shef krimesh në Lezhë, ku dëshmoi në vetë të parë vrasjen e efektivit të Policisë, Saimir Hoxha nga i riu Aldi Rama, i cili më pas vrau dhe veten, ngjarje e ndodhur në Lezhë më 28 shtator të vitit të shkuar. 

Lajme te ngjashme