Home Aktualitet Aksioni i sotëm, Meta: SPAK të kishte vepruar para zgjedhjeve, alarmant se si rodhi informacioni një ditë para se të ekzekutoheshin urdhër arrestet

Aksioni i sotëm, Meta: SPAK të kishte vepruar para zgjedhjeve, alarmant se si rodhi informacioni një ditë para se të ekzekutoheshin urdhër arrestet

nga Editor

Presidenti Meta eshte i ftuar sonte ne emisionin ” Te Paekspozuarit” ne MCN tv te gazetarit Ylli Rakipi. Ne nisje te bisedes edhe me panelin e te ftuarve u fol per aksionin e sotem te SPAK, ndersa komentoi edhe kreu i shtetit.

“SPAK te kishte vepruar para zgjedhjeve. Duhet te kete sqarime per publikun pse aksioni i fundit nuk coi ne ndalimin e te gjithe te dyshuarve.

Personat që janë arrestuar sot nga SPAK, janë ata të cilët janë akuzuar dhe për krimet zgjedhore. Alarmant është fakti që informacioni ka rrjedhur një ditë para se të ekzekutoheshin këto urdhra arresti. Shpresojmë që drejtësia të funksionojë dhe ata që kanë qenë deri dje të paprekshëm sot të jenë para drejtësisë.

E rëndësishme është që hetimi të vazhdojë dhe të jetë i pavarur, unë këtu nuk po përmend vetëm incidentet në kohën e zgjedhjeve por dhe ato më përpara”

Lajme te ngjashme