Home Aktualitet Tufa apel Sandër Lleshajt: Mos guxo, mos ia dorëzo arkivat ish-Sigurimit të Shtetit!

Tufa apel Sandër Lleshajt: Mos guxo, mos ia dorëzo arkivat ish-Sigurimit të Shtetit!

nga Editor

Studiuesi Agron Tufa është përballur me një seri kërcënimesh në drejtim të tij, për të cilat ka vënë në dijeni dhe autoritetet policore dhe nuk është ndërmarrë asnjë masë.

I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e lajmeve të Fax News, Tufa deklaroi po tentohet të zhduken arkivin me dosjet e krimeve të komunizmit.Tufa i bëri më tej thirrje ministrit Sandër Lleshaj, që të mos e dorëzojë arkivën, pasi në këtë mënyrë do të mbeteshin të pazabardhura shumë prej krimeve të periudhës së komunizmit.

“Unë i bëj thirrje Lleshit që të mos dorëzojë arkivat në duart e ish-sigurimit të shtetit, sepse ky popull do të mbetet përfundimisht pa asnjë dokument, ka një tendencë për shpartallimin e arkivës. Kjo duhet të prapësohet menjëherë, dhe arkiva të qendrojë aty ku është, sipas ligjit. Ka tentative reale për tia dhënë të gjithë arkivin në dorëzim një institucioni, që synon zhdukjen e gjurmëve të krimit”, u shpreh Tufa.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!