Home Aktualitet Greva në arsim më 11 nëntor, nëse sot s’ka marrëveshje

Greva në arsim më 11 nëntor, nëse sot s’ka marrëveshje

nga Albina Hoxhaj

Greva e përgjithshme e arsimtarëve në Maqedoninë e Veriut pritet të fillojë më 11 nëntor, nëse sot nuk do të arrihet marrëveshja midis Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK).

Ministri i Arsimit Arbër Ademi sot do të takohet me përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), pasi të shtunën paralajmëroi rritje të pagave në arsim dhe shprehi optimizëm se nuk do të vij deri te grevë e mësimdhënësve, sepse siç tha Ministria dhe Qeveria ofrojnë zgjidhje. Takimi do të mbahet në Ministrinë e Arsimit, kjo vijon pasi Ademi në fundjavë paralajmëroi se gjatë kësaj jave do t’i ftojë përfaqësuesit e SASHK-ut.

Këshilli i SASHK-ut të premten unanimisht solli vendim se nuk e pranon propozimin e MASH dhe Qeverisë për rritjen e pagave në veprimtarinë arsim dhe shkencë për 10 përqind, duke filluar nga prilli i vitit 2020.

SASHK kërkon që rritja e planifikuar të mos fillojë nga prilli i vitit 2020 por nga 1 janari i vitit 2020, gjithashtu propozon që edhe ofertat prej 10 përqind t’i mos u nënshtrohen pazareve, gjegjësisht, siç tha Nedellkov, të ofrohet rritje më e madhe. Ademi, megjithatë, të shtunën shprehi optimizëm se nuk do të vij deri në grevë dhe potencoi se deri tani dy herë janë rritur pagat dhe se është ofruar rritje prej dhjetë për qind e pagave në prill.

Kryeministri Zoran Zaev gjatë fundjavës në lidhje me grevën e paralajmëruar në arsim të SASHK-ut tha se është e lehtë të organizohet grevë, por se beson që do të gjendet zgjidhje

Lajme te ngjashme