Nis hetimi për Agim Kajmakun, ja sa vite burg rrezikon

Read Time:37 Second

Njësia e Dekriminalizimit ka vënë sot nën hetim kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmakun për falsifikim formularësh, vulash e stampash.

Ndërkohë prokuroria kërkoi nga KQZ heqjen e mandatit të kryetarit për Kajmakun i cili sipas Kodit Penal rrezikon deri në 4 vite burg.

Ishte Partia Demokratike ajo e cila denoncoi se Agim Kajmaku, ka qenë në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në Janar 2003 me emrin Jorgo Toto.

“Gjykata e Janinës ka konfirmuar të gjithë denoncimet e Partisë Demokratike se kryetari i bashkisë Vorë, Agim Kajmaku, ka qenë në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në Janar 2003 me emrin Jorgo Toto dhe ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit”, thoshte Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardh

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Grabitja e Kopshtit Botanik/ Studentë, pedagogë e qytetarë në protestë
Next post Pritet të jetë ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim sot përballë Senatit Amerikan