Grabitja e Kopshtit Botanik/ Studentë, pedagogë e qytetarë në protestë

Read Time:32 Second

Pedagogë, studentë dhe qytetarë janë bërë bashkë për të mos lejuar kalimin e Kopshtit Botanik në administrim të Bashkisë, një vendim ky i marrë nga qeveria.

Në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ, ata kanë marshuar në shenjë proteste nga universiteti i shkencave të natyrës.

Pedagogia Mimoza Hafizi u shfaq krah studentëve dhe e cilësoi këtë vendim një grabitje të pastër.

“Jemi bashkë dhe protestojmë ndaj kësaj grabitje të universitetit publik. Kjo është një grabitje e pastër. Profesor Petriti është një nga kontributorët kryesor për krijimin e këtij aseti. Është një zhbërje e një kontributi të gjatë dhe një grabitje e pastër”, deklaroi Hafizi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post 613 kg kokainë në banane/ Mungojnë avokatët, shtyhet pretenca për Arbër Çekajn
Next post Nis hetimi për Agim Kajmakun, ja sa vite burg rrezikon