Home Aktualitet Berisha sallat plot/ Bardhi thotë harxhim kohe

Berisha sallat plot/ Bardhi thotë harxhim kohe

nga Editor

Gazment Bardhi, fushatën e Sali Berishës për kreun e PD e ka konsideruar harxhim kohe dhe një proces të panevojshëm.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Bardhi tha se nuk ka garë në PD, pasi sipas tij janë zhvilluar procese të njëanshme dhe jo gjithëpërfshirëse.

Gazment Bardhi: Harxhim kohe i demokratëve, i vetë Berishës dhe i hapësirës televizive. Krejt një proces I panevojshëm. Nuk ka garë të PD, dhe pot ë kishte Berisha në këto vite ka treguar se sa herë ai është pjesë e një gare vota nuk ka kuptim. Kjo farsë që po ndiqni është thjesht një harxhim i tepruar i kohës.

Elezi e pranon që është një garë e pabarabartë dhe ai ka hyrë atje për të demaskuar procesin dhe jo se shpreson se do ta mund Berishën, në një proces që komandohet nga vet ai.

Asnjë proces i njëanshëm, nuk e ndihmon PD.  Berisha dhe njerëzit që e rrethojnë, vet kanë përcaktuar rregullat, vetë kanë votuar edhe kanë numëruar votat. Gjithçka është bërë në mënyrë të mbyllur dhe gjithëpërfshirëse brenda PD-së. 

Sipas Bardhit: E vetmja zgjidhje për PD është bashkimi i demokratëve dhe bashkimi vjen nga procese gjithëpërfshirëse, jo përjashtuese dhe sigurisht në një garë ku ka vlerë vota.

Lajme te ngjashme