Home Aktualitet Gara për kren e PD/ Zbardhet axhenda e takimeve të Sali Berishës dhe rivalit të tij për ditën e diel

Gara për kren e PD/ Zbardhet axhenda e takimeve të Sali Berishës dhe rivalit të tij për ditën e diel

nga Editor

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në
Partia Demokratike.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton që në mbledhjen e tij dt 14 maj 2022, u diskutua kalendari i takimeve të dy kandidatëve për Kryetar të PD.

Bëjmë me dije se turi i takimeve vijon:

E diel, dt 15 maj 2022
Ora 10.00 – Z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Kurbin

Ora 12.00 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Mirditë

Ora 18.30 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Lezhë

Ora 17.00 – z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Lezhë

Ora 18.30 – z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Shkodër

Komisioni ka marrë menjëherë masat për njoftimin e degëve përkatëse në lidhje me kalendarin e takimeve.

Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin e datës 22 maj 2022.

Lajme te ngjashme