Sapo ka përfunduar seanca në Gjykatën e Apelit për ish-deputetin socialist Alqi Bllako.
Ish-deputeti i PS Alqi Bllako ka folur në seancën e sotme, pasi kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë.
Bllako tha para gjykatës se në procedurat e shpronësimit për tokën ku është ndërtuar inceneratori i Fierit nuk ka pasur asnjë rol, pasi në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit vetëm ka përcjellë praktiken për shpronësim të hartuar nga komisioni i ngritur me urdhër te Ministrit.
Ai ka folur edhe mbi korrupsionin pasiv.