Home Aktualitet Nuk paguhen dritat dhe uji në selinë e PD, ku i çuan fondet Bardhi dhe Basha?

Nuk paguhen dritat dhe uji në selinë e PD, ku i çuan fondet Bardhi dhe Basha?

nga Editor

Sekretari i shkarkuar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar në një studio televizive, se Komisioni i Rithemelimit, nuk paguan ujin dhe dritat.

Sipas tij, Komisioni i Rithemelimit, i kërkon ende që të firmosë për të paguar dritat dhe ujin e selisë së PD-së.

“Këta që janë drejtues të partisë, nuk paguajnë dot dritat dhe ujin dhe rrogën e administratës së PD-së se nuk i njeh asnjë institucion. Më kërkojnë mua të firmos për energjinë elektrike që harxhojnë këta në godinën e PD-së.”-tha Bardhi.

Në fakt, Gazment Bardhi gënjen publikisht pasi e vërteta është se personi përgjegjës se pse nuk janë paguar dritat dhe uji është pikërisht ai. Kjo për një fakt të thjeshtë. Gazment Bardhi pas ikjes me turp nga selia e PD-së, ka vjedhur vulën e PD dhe e mban në shtëpi.

Kur dikush ikën nga një selia, është apo nuk është përfundimtar vendimi i gjykatës, vula lihet në seli, në sekretari.

Tani, Gazment Bardhit i kanë kërkuar të kthejë vulën apo të kryejë procedurat për të bërë pagesat e dritave dhe ujit?

Nga ana tjetër ka edhe një detaj. Nuk bëhet fjalë thjeshtë dhe vetëm për pagesat e dy muajve të fundit. Ashtu sikurse CNA.al e ka raportuar, Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi për muaj me radhë nuk kanë paguar dritat dhe ujin, duke e lënë PD-në në borxhe.

Pra, Bardhi është kërkuar jo për pagesat e ujit dhe dritave për sot, siç pretendon ai. Por, për milionat e lekëve që janë debitorë ndaj OSHEE-së dhe ujësjellësit. Sipas dokumentave të siguruara nga CNA.al, janë dhjetëra miliona lekë detyrime të papaguara.

Rithemelimi ka hyrë në seli rreth dy muaj më parë, por janë tre muajt e parë të këtij viti, dhe muaj të tjerë të viteve të shkuara që nuk janë paguar dritat dhe uji. Ndërkohë që PD-ja ka marrë qindra miliona lekë fonde nga KQZ-ja.

Ku kanë shkuar paratë? I ka vjedhur Gaz Bardhi? I ka vjedhur Luli?

Kush i ka marrë lekët? Pse nuk janë paguar dritat? Pse nuk është paguar uji?

Fakti është se ky zotëria ka marrë vulën dhe e ka kërkuar administrata që të kryhet pagesa. Dhe jo vetëm pagesat e këtyre dy muajve që ka shkuar Rithemelimi në seli, por të të gjithë detyrimeve që janë të mbartura edhe kur kanë qënë Luli me Bardhin. I kanë marrë paratë nga KQZ-ja, por nuk kanë paguar as drita as ujë.

Pra, Bardhi gënjen publikisht se është ai që nuk ka paguar dhe e ka thirrur administrata që të kthejë vulën e të bëhen pagesat./CNA.al

Lajme te ngjashme