Home Aktualitet Vdiq në vendin e punës, flet e shoqja e Ferdi Metushit: Kërkoj drejtësi për gjakun e burrit tim

Vdiq në vendin e punës, flet e shoqja e Ferdi Metushit: Kërkoj drejtësi për gjakun e burrit tim

nga Editor

Flet bashkëshortja e Ferdi Metushit që u aksidentua në fshatin Mollaj dhe për pasojë ndërrojë jetë gati një muaj më parë.

Ndalime Metushi i ka bërë thirrje policisë , prokurorisë për të drejtën e  burrit të saj si dhe thotë që burri i saj ka qenë i pasiguruar në punë dhe sigurimi është bërë pas vdekjes.

Ndalime Metushi: Kam ardhur për ti bërë thirrje policisë , prokurorisë për të drejtën e  burrit tim. Kemi dëgjuar që kanë thënë deklarata ndryshe nga realiteti, që na kanë rënduar. I bëj thirrje, dua drejtësi përse u vra . Burri im punonte edhe ditën edhe natën. Kur ka punuar ka qënë i pasiguruar ndërsa pronari që më erdhi në shtëpi thotë, që ka qënë i siguruar, ndërkohë që pas verifikime sigurimi është bërë pas vdekjes.

Ajo shprehet se, “Në kohën që burri im ka bërë aksidentin  ka qënë difekt leva e marshit dhe kur është marrë  makina leva ka qënë e prishur.  Në këtë kohë burri im është marrë me levën e marshit , ka qënë i ngarkuar dhe duke u shkarkuar e marrë ngarkesa e zuri makina poshtë”.

Ndalime Metushi: Ne e kemi marrë njoftimi kur burri ishte në morg në orën 5.30-06.00 të mëngjesin dhe për këtë jemi të indinjuar. Pas verifikimeve që kanë bërë familjarët e mi është parë që makinës i janë bërë ndërhyrje te leva e marshit, te frenat. Dua të theksoj që burri im nuk ka qënë një punëtor i thjeshtë ka punuar nëpër autostrata , e kërkonin shumë kompani.

Ajo thotë gjithashtu se kompania e nxjerrjes së inerteve ku punonte  prej një viti bashkëshorti i saj ishte ndaluar nga policia më herët pasi bëntë shfrytëzimin e  inerteve në mënyrë të kundraligjshme në lumin Vjosë.

”Kërkoj drejrësi për gjakun e burrit tim” shprehet ajo.

Lajme te ngjashme