Home Aktualitet ‘Blinken nuk është antishqiptar’/ Berisha: ‘Non grata’ prej lobimit të Soros dhe raporteve të Ramës

‘Blinken nuk është antishqiptar’/ Berisha: ‘Non grata’ prej lobimit të Soros dhe raporteve të Ramës

nga Editor

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur gjatë takimit me demokratët në Elbasan edhe për dizenjimin e tij ‘non grata’ nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Berisha theksoi se është i bindur se sekretari Blinken nuk është antishqiptar por vendimi i tij është marrë si pasojë e një lobimi të fuqishëm të Xhorxh Soros dhe raporteve të qeverisë së Edi Ramës.

Sipas ish-kryeminsitrit, Xhorxh Soros dhe Edi Rama e kanë faktuar se janë antishqiptarë me projektet e tyre për ndarjen e Kosovës.

Berisha:Çfarë ndodhi në kët rast? Një antishqiptar i faktuar si Xhorxh Sorros me të gjitha projektet e tij për të ndarë, përçarë Kosovën, për ideoligjinë e tij që nuk pajtohet kurrkund me vlerat që ne besojmë dhe interesat tona, e pa që kishte një pengesë në këtë rrugë dhe loboi fuqishëm me Ramën, me raportet e tij mbi të cilat firmos Sekretari i Shtetit Entoni Blinken dhe jam i sigurtë se Blinken nuk është antishqiptar por Xhorxh Soros po, Edi Rama po është dhe jo se e them unë por janë aktet që bën ndër më turpërueset. S’kishte gjë më të rëndë se ajo e djeshmja. Po si mund të mos kemi ne ndjeshmëri për 8 mijë djem dhe burra që janë varrosur në një kamp.

Lajme te ngjashme